Një i dërguar i SHBA-së ka mbërritur në kryeqytetin libanez Bejrut, në një përpjekje për të arritur një marrëveshje armëpushimi midis Izraelit dhe Hezbollahut.
Amos Hochstein, një këshilltar i lartë i Presidentit të Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, mbërriti të martën, një ditë pasi Hezbollahu thuhet se iu përgjigj pozitivisht një projekt-propozimi të SHBA-së për t’i dhënë fund luftës në rajon, i cili ka qenë i ndezur pa fund për më shumë se 13 muaj.
Ardhja e Hochstein ndodhi disa orë pasi nga një sulm izraelit në qendër të Bejrutit u vranë pesë persona. Ky ishte sulmi i tretë izraelit në zemër të Bejrutit në dy ditë.
SHBA-ja ka punuar në një propozim për t’i dhënë fund armiqësive që do të largonin forcat tokësore izraelite nga Libani dhe do të largonin forcat e Hezbollahut nga kufiri izraelit.
Më shumë trupa libaneze dhe paqeruajtës të OKB-së do të dërgohen në zonën tampon në Libanin jugor si pjesë e marrëveshjes.



