spot_img
E premte, 21 Nëntor, 2025
10:39
HomeKulturë(FOTO) Rama: Fillon puna për transformimin e Muzeut Arkeologjik të Korçës

(FOTO) Rama: Fillon puna për transformimin e Muzeut Arkeologjik të Korçës

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Muzeu Arkeologjik i Korçës po i nënshtrohet restaurimit total duke përfshirë dhe rikonceptimin e tij.

- Advertisement -

Kryeministri Edi Rama bëri të ditur sot se tashmë ka nisur puna për rilindjen e Muzeut Arkeologjik të Korçës, monument kulture i kategorisë I.

- Advertisement -

Godina në fjalë ndodhet në brendësi të Qendrës Historike të qytetit të Korçës, dhe mbart vlera të veçanta arkitektonike e tradicionale.

Projekti i restaurimit parashikon restaurimin total të objektit në të gjitha elementet e tij, përforcimin e strukturës dhe restaurimin e elementeve arkitektonikë, si dhe ndriçimin e Muzeut dhe sistemimin e jashtëm.

Më konkretisht, në kuadër të projektit për restaurimin e muzeut do të kryhen ndërhyrje përforcuese në themelet e ndërtesës, si dhe restaurimi i çatisë në tërësinë e elementëve të saj konstruktivë.

Po ashtu, parashikohet restaurimi i muraturës prej guri, restaurimi i ndërkateve dhe restaurimi i elementëve drusorë në interier.

Muzeu është një ndërtim 3-katësh me sipërfaqe rreth 140 m2 me oborr të brendshëm. /atsh

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat