Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, gjatë një vizite në Gaza të martën, deklaroi se Hamas nuk do të ketë më kontroll mbi enklavën palestineze pasi të përfundojë lufta.
Ai gjithashtu theksoi se Izraeli ka shkatërruar kapacitetet ushtarake të grupit islamik.
Netanyahu njoftoi se përpjekjet për të gjetur 101 pengjet e mbetur në enklavë nuk janë ndalur dhe ofroi një shpërblim prej 5 milionë dollarësh për kthimin e secilit prej tyre.
“Kushdo që guxon të lëndojë pengjet tona, do ta paguajë me gjak. Do t’ju ndjekim dhe do t’ju kapim”, paralajmëroi Netanyahu.
“Kushdo që na sjell një peng, do të gjejë një rrugë të sigurt, ai dhe familja e tij, për t’u larguar. Zgjidhni, zgjedhja është juaja, por rezultati do të jetë i njëjtë. Do t’i kthejmë të gjithë”.
Deklaratat u bënë në një video të regjistruar gjatë vizitës së tij në Gaza, ku Netanyahu ishte i shoqëruar nga ministri i mbrojtjes dhe kreu i ushtrisë izraelite.



