Ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku, tha se Instituti i Kosovës për Mbrojtjen e Monumenteve e ka dhënë pëlqimin përfundimtar për zbatimin e projektit për sallën koncertale (Qendrën multi-funksionale) të Prishtinës.
Ai tha se ministria e ka mbështetur komunën e Prishtinës me 800 mijë euro dhe se janë të gatshëm për ta mbështetur edhe më tutje.
“Në buxhetin e ri, kemi ndarë 10 milionë euro, si dëshmi e gatishmërisë sonë për bashkëfinancim. Jemi të gatshëm për ta mbështetur komunën e Prishtinës edhe më tutje, sipas kërkesës së tyre”, ka thënë ai.
Ai, tutje, tha se është koha për të vepruar dhe jetësuar këtë projekt me rëndësi jetike për komunitetin artistik të kryeqytetit. “Mjaft kohë është humbur”, shkroi Çeku.



