spot_img
E premte, 6 Mars, 2026
02:17
HomeKosovaKESCO u bën thirrje konsumatorëve: Shfrytëzoni rrymën gjatë natës

KESCO u bën thirrje konsumatorëve: Shfrytëzoni rrymën gjatë natës

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Thirrja e KESCO-s për të përdorur energjinë elektrike gjatë natës synon të menaxhojë më mirë ngarkesën energjetike dhe të shmangë mbingarkesat gjatë orëve të pikut.

E, derisa ZRrE-ja kohë më parë ka vendosur sistemin e bllok tarifave, ku çmimi i energjisë elektrike varet nga sasia e kilovatëve të konsumuar, Kompania Kosovare për Furnizim me Energji Elektrike, KESCO u ka bërë thirrje konsumatorëve që të përdorin energjinë elektrike me tarifat e natës, pas orës 22:00 kur çmimi është më i ulët.

- Advertisement -

Në këtë thirrje drejtuar konsumatorëve, KESCO ka treguar se  për konsum deri në 800 kilovat në orë paguhet çmim më i ulët derisa mbi 800 kilovat në orë, çmimi është më i lartë.

Ata kanë dhënë edhe një shembull praktik.

- Advertisement -

“Në një rast me konsum prej 1600 kWh, duke përdorur përqindjet mesatare të shpenzimit: 67% gjatë ditës (tarifa e lartë). 33% gjatë natës (tarifa e ulët, pas orës 22:00).  800 kWh të para kushtojnë 50.57 euro. 800 kWh tjerë, pra nga 801 deri 1600 kushtojnë 87.78 euro, për shkak të tarifës më të lartë në bllokun e dytë”, kanë njoftuar ata.

Ky sistem tarifor sipas KESCO-s, synon të nxisë kursimin e energjisë dhe mbarëvajtjen e sistemit elektro-energjetik.

Ata kanë këshilluar konsumatorët që  për të paguar më pak, konsumi duhet mbajtur nën 800 kilovat.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat