Dy persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e plagëve të marra nga gjuajtja me armë zjarri në lagjen “Kodra e Trimave”, në Prishtinë.
Të plagosurit janë dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës.
“Ndërlidhur me rastin e mësipërm , veprimet e shpejta operativo hetimore të policisë kanë rezultuar me identifikimin e dy personave të dyshuar të përfshirë në rast. Pak kohë pas ngjarjes njëri nga ta është arrestuar nga ana e policisë, ndërkaq tjetri është ende në arrati”, ka thënë zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.
Tutje ai ka bërë të ditur se është identifikuar edhe një veturë e përfshirë, e cila është sekuestruar nga policia.