Sipas një sondazhi të fundit, siguruar nga burimet e besueshme të storm•, skena politike e Kosovës mund të përjetojë një ndryshim të madh në zgjedhjet e parashikuara për 9 shkurt 2025.
Ky sondazh, i realizuar nga një organizatë prestigjioze me një kampion prej 10 mijë respondentësh, përfshin për herë të parë edhe diasporën kosovare, kryesisht në vendet e Evropës.
Rezultatet tregojnë një përmbysje të mundshme të forcave politike në Kosovë, duke paralajmëruar një tronditje të ngjashme me zgjedhjet e 14 shkurtit 2021, por këtë herë në drejtim të kundërt.
Rezultatet e sondazhit:
• PDK: 27.5%
• VV: 25%
• LDK: 22.4%
• AAK dhe aleatët: 13.7%
Analiza:
Nëse këto rezultate reflektohen në zgjedhjet e 9 shkurtit, Partia Demokratike e Kosovës (PDK) pritet të rikthehet si forca më e madhe politike, duke kaluar Vetëvendosjen (VV), e cila deri më tani ka mbajtur primatin.
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ruan një pozicion të rëndësishëm, ndërsa Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe aleatët mbeten faktor vendimtar në krijimin e balancës politike.
Ky sondazh jo vetëm që pasqyron një ndryshim të mundshëm në preferencat e votuesve, por edhe fuqinë gjithnjë e më të madhe të diasporës në përcaktimin e fatit politik të Kosovës.
Mesazhi:
Rezultatet e zgjedhjeve të ardhshme pritet të vendosin një konfigurim të ri politik, që do të përcaktojë rrjedhën e vendimmarrjes për vitet në vijim.
A është Kosova gati për një dridhje të re?