spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
12:59
HomeKosovaZgjedhjet 2025Hamza: Mungesa e Thaçit dhe Veselit, një goditje e rëndë për PDK-në

Hamza: Mungesa e Thaçit dhe Veselit, një goditje e rëndë për PDK-në

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) për kryeministër, Bedri Hamza, ka thënë se mungesa e Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit ka qenë goditje e madhe për Partinë Demokratike të Kosovës.

Duke folur për mungesën e tyre, Hamza u shpreh se përveç aspektit politik e partiak, ka qenë edhe aspekti njerëzor e ai emocional, përcjell Klan Kosova.

- Advertisement -

“Mungesa e z. Thaçi dhe z. Veseli ka qenë një goditje për Partinë Demokratike të Kosovës dhe për një periudhë të shkurtë kohore, ne jemi detyruar të shkojnë në zgjedhje dhe normalisht që përveç këtij aspektit politik, partiak, institucional, ka qenë edhe aspekti njerëzor, emocional, për shkak se kemi edhe lidhje emocionale, miqësore, shoqërore dhe ka qenë një goditje shumë e madhe për Partinë Demokratike të Kosovës”, u shpreh Hamza.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat