spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
16:40
HomeSiguriaPoliciaPlagosje në “Kodrën e Trimave”: Plumbi godet derën e shtëpisë së ish-zyrtarit...

Plagosje në “Kodrën e Trimave”: Plumbi godet derën e shtëpisë së ish-zyrtarit të lartë qeveritar

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Të shtënat me armë zjarri në një zonë të banuar si “Kodra e Trimave” përbëjnë një incident shqetësues që cenon sigurinë publike dhe qetësinë e banorëve.

Nga të shtënat me armë zjarri, dy persona pësuan lëndime trupore, e lidhur me rastin një person është prangosur nga policia.

- Advertisement -

Por, ngjarja ka mundur të merr rrjedhë tjetër dhe të qëlloheshin edhe njerëz të tjerë të pafajshëm.

Ish-kryenegociatori në dialogun Kosovë – Serbi, Avni Arifi, njofton se nga plumbi u qëllua edhe dera e shtëpisë së tij.

- Advertisement -

Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.

“Pashë nga dritarja pjesën e fundit të “luftës” së këtyre njerzve të panjohur sikur në një film aksioni ku fluturonin plumbat në konfrontim pak metërsh në mes tyre. Kësaj here viktima përveç protagonistëve që vet u lënduan me shumë fat nuk kishte njerëz të tjerë kalimtarë por siguria publike çdo ditë e më shumë po cenohet në Prishtinë dhe sigurisht se mekanizmat e sigurisë duhet t’a rrisin kujdesin. Fat që askush nuk ishte afër derës time të shtëpisë”, tha Arifi.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat