spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
16:41
HomeSiguriaPoliciaGoditet një këmbësor në Krushë të Madhe, vdes në spital

Goditet një këmbësor në Krushë të Madhe, vdes në spital

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Një këmbësor është goditur nga një automjet në fshatin Krushë e Madhe, në rrugën që lidh Gjakovën me Prizrenin.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj, i cili bëri të ditur se këmbësori është dërguar për trajtim mjekësor, por për shkak të lëndimeve, ai nuk ka mundur të mbijetoj.

- Advertisement -

“Rreth orës 17:15 është raportuar aksident trafiku në fshatin Krushë e Madhe, në rrugën që lidh Gjakovën me Prizrenin. Policia ju ka përgjigjur rastit, ku të përfshirë në aksident kanë qenë një automjet dhe një këmbësor (mashkull i moshës madhore). Këmbësori është dërguar për trajtim mjekësor, nga jemi njoftuar se i njëjti ka ndërruar jetë. Shoferi i automjetit, i dyshuar për përfshirje në aksident, është arrestuar dhe me vendim të Prokurorit të Shtetit, është dërguar në mbajtje”, deklaroi Elezaj për mediat.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat