spot_img
E premte, 6 Mars, 2026
15:19
HomeKosovaKurti për konfiskimin e armëve në Veri: Prioritet mbetet siguria e qytetarëve

Kurti për konfiskimin e armëve në Veri: Prioritet mbetet siguria e qytetarëve

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas aksioneve të policisë në Veri të vendit, të cilat kanë rezultuar me konfiskim të një sasie të konsiderueshme të armatimit e të mjeteve ushtarake.

Në një postim në platformën “X”, Kurti ka thënë se thirrjet për inspektim vijnë nga qytetarët, derisa ka theksuar se siguria e njerëzve dhe e vendit mbeten prioritet kyç për qeverinë.

- Advertisement -

“Policia jonë gjatë tre ditëve të fundit ka konfiskuar një sasi të konsiderueshme armatimi, siç shihet në foto, ku përfshihen armë dhe granata në veri të vendit”.

“Thirrjet për inspektim vijnë nga qytetarët e thjeshtë që alarmojnë policinë. Siguria e njerëzve dhe siguria e të gjithë vendit mbeten një prioritet kyç për qeverinë tonë, veçanërisht kur përballemi me kërcënime të tilla të afërta për sigurinë tonë kolektive”, ka shkruar Kurti.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat