spot_img
E diel, 23 Nëntor, 2025
02:01
HomeBotaAntonio Tajani dënon sulmin ndaj bazës UNIFIL ku u plagosën katër ushtarë...

Antonio Tajani dënon sulmin ndaj bazës UNIFIL ku u plagosën katër ushtarë italianë

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Ministri i Jashtëm i Italisë ka dënuar një sulm ndaj selisë së misionit paqeruajtës të OKB-së në Liban pasi baza u godit nga raketat që dyshohet se janë lëshuar nga grupi militant Hezbollah ose filialet e tij.

Katër ushtarë italianë u plagosën lehtë kur dy raketa shpërthyese 122 mm goditën bazën e misionit UNIFIL në Shama në Libanin jugor.

- Advertisement -

“Edhe një herë, është e papranueshme ajo që po ndodh. Ashtu siç i thamë Izraelit që t’i kushtojë vëmendjen maksimale dhe të shmangë predha apo zjarr artilerie kundër bazës sonë, në të njëjtën mënyrë të vendosur i themi edhe Hezbollahut, se ushtria jonë nuk duhet të preket”, u tha Antonio Tajani, gazetarëve në Torino.

Rescuers check a building hit by an Israeli airstrike in Chiyah, a southern suburb of Beirut, 22 November, 2024

- Advertisement -

“Duhet të jetë shumë e qartë, kjo organizatë nuk mund të luajë me armë, nëse nuk dinë t’i përdorin, më mirë të bëjnë diçka tjetër”.

Sipas raportimeve të para, raketat kanë goditur pjesë të ambienteve të UNIFIL ku ishin strehuar helmetat blu.

Disa pika të UNIFIL-it janë goditur që kur Izraeli filloi pushtimin tokësor të Libanit më 1 tetor, duke lënë disa paqeruajtës të plagosur.

Edhe kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, e dënoi sulmin, duke e quajtur atë “të papranueshëm”.

“Unë e përsërisë thirrjen time për palët në terren që të garantojnë, në çdo kohë, sigurinë e ushtarëve të UNIFIL dhe të punojnë së bashku për të identifikuar shpejt përgjegjësit,” tha ajo, raporton Euronews.

Më herët, të premten, një zëdhënës i UNIFIL, Andrea Tenenti, tha se po monitoronte “përleshjet e rënda” midis trupave izraelite dhe luftëtarëve të Hezbollahut në zona të ndryshme në Libanin jugor, duke përfshirë qytetin bregdetar të Naqoura dhe fshatin Chamaa në verilindje.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat