spot_img
E premte, 6 Mars, 2026
14:50
HomeKosovaKusari: A do të mbrojë KPM-ja gratë apo do të inkurajojë dhunën...

Kusari: A do të mbrojë KPM-ja gratë apo do të inkurajojë dhunën ndaj tyre përmes mediave?

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Juristja e të drejtës së medias, Flutura Kusari, ka reaguar prapë, përmes profilit të saj në Facebook, ndaj dhunës së grave përmes mediave, konkretisht kundër emisionit Big Brother dhe Klan Kosova.

Sipas saj, Klan Kosova në mënyrë përsëritëse është duke e promovu dhe normalizu dhunën ndaj grave dhe jo vetëm përmes Big Brother.

- Advertisement -

Po ashtu, Kusari ka shtruar pyetje se: A do të anojë KPM-ja kah mbrojtja e grave apo kah inkurajimi i dhunës ndaj grave përmes mediave?

“Ofrimi i hapësirës televizive për dhunues në media është promovim dhe inkurajim i dhunës kundër grave dhe një gjë e tillë është e ndaluar me nenin 3 të Kodit të Etikës së KPM-së. Klan Kosova në mënyrë përsëritëse është duke e promovu dhe normalizu dhunën ndaj grave dhe jo vetëm përmes Big Brother”, ka shkruar ajo.

- Advertisement -

Tutje, ajo ka thënë se, KPM duhet t’i tregojë Klanit që Modeli Terrorizues dhe i Dëmshëm i Shqipërisë, që televizionet të fitojnë pare duke promovuar e inkurajuar dhunë ndaj grave, nuk kalon në Kosovë.

Reagimi i plotë:

A do të anojë KPM-ja kah mbrojtja e grave apo kah inkurajimi i dhunës ndaj grave përmes mediave?

Ofrimi i hapësirës televizive për dhunues në media është promovim dhe inkurajim i dhunës kundër grave dhe një gjë e tillë është e ndaluar me nenin 3 të Kodit të Etikës së KPM-së. Klan Kosova në mënyrë përsëritëse është duke e promovu dhe normalizu dhunën ndaj grave dhe jo vetëm përmes Big Brother.

KPM duhet t’i tregojë Klanit që Modeli Terrorizues dhe i Dëmshëm i Shqipërisë, që televizionet të fitojnë pare duke promovuar e inkurajuar dhunë ndaj grave, nuk kalon në Kosovë.

Ligjërisht, nuk është e rëndësishme nëse viktima pranon të takohet me dhunuesin dhe as nuk është e rëndësishme a kanë ata marrëveshje në mes tyre. Sjelljet e dhunuesit apo viktimës jane poashtu të parëndësishme aq sa është e parëndësishme deklarata e viktimës që nuk ndihet e frikësuar.

Ajo që ka rëndësi është që një televizion nuk guxon të bëhet platformë për promovim të dhunës ndaj grave sepse këtë ia ndalon ligji dhe Konventa e Stambollit. Pikë.

Me datë 26 nëntor Komisioni i Pavarur për Media mban mbledhjen e radhës ku do t’i shqyrtojë ankesat kundër televizionit Klan Kosova dhe Big Brother. Shumë është e rëndësishme që OJQ-te ta monitorojnë këtë mbledhje.

Pyetja ligjore që shtrohet para KPM-së është a ka të drejtë një media të shndrrohet në një platformë që promovon, nxitë dhe inkurajon dhunë kundër grave?

Klan Kosova nuk është duke e ushtru lirinë e medias por është duke abuzu me liri të medias dhe për këtë meriton gjobë të majme dhe nëse vazhdon tutje  masa tjera më të ashpra.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat