spot_img
E premte, 6 Mars, 2026
14:50
HomeKosovaNis ndërtimi i objektit të ri të nënstacionit policor në Leposaviq

Nis ndërtimi i objektit të ri të nënstacionit policor në Leposaviq

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Ministri Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, bashkë me drejtorin e Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, kanë vendosur gurthemelin e objektit të ri të nënstacionit policor te vendi i njohur si Ura e Bistricës së Leposaviqit.

Sipas ministrit të Punëve të Brendshme, ky objekt po ndërtohet për të përmirësuar infrastrukturën e sigurisë dhe kushtet e punës së Policisë së Kosovës.

- Advertisement -

Mund të jetë një imazh i 6 persona dhe teksti

“Në vazhdën e përmirësimit të infrastrukturës së sigurisë dhe kushteve të punës së Policisë së Kosovës, bashkë me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Kosovës Gazmend Hoxha dhe pjesëtarë të Policisë së Kosovës, vendosëm sot gurthemelin e objektit të ri të nënstacionit policor te vendi i njohur si Ura e Bistricës së Leposaviqit. Objekti i ri e modern do të jetë në shfrytëzim të pjesëtarëve të Policisë së Kosovës, të cilët nga ky vend, po shërbejnë prej gati dy vitesh në luftimin e çdo kriminaliteti, mbrojtjen e kufirit tonë e për sigurinë e përgjithshme të Republikës sonë”, ka shkruar Sveçla që ka ndarë edhe fotografi nga kjo ngjarje.

- Advertisement -

Mund të jetë një imazh i 8 persona dhe teksti

Tutje, ministri ka shkruar se nga një zyre që kanë gjetur në dispozicion të ruajtjes së kufirit me Serbinë, sot janë 9 nënstacione me policë të përkushtuar e në shërbim të Republikës.

“Do të vazhdojmë pa u ndalur në ngritjen dhe forcimin e kapaciteteve tona për të përballur me sukses çdo sfidë që mund të na dalë përpara”, ka shkruar Sveçla.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat