spot_img
E premte, 6 Mars, 2026
15:07
HomeKosovaKooperativa Bujqësore “Krusha” kundër deklaratave të Pecit: Do të sjellim fakte për...

Kooperativa Bujqësore “Krusha” kundër deklaratave të Pecit: Do të sjellim fakte për të demantuar shpifjet

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Kooperativa Bujqësore “Krusha” ka njoftuar se do të mbajnë një konferencë për media për të sqaruar detajet lidhur me deklarimet e ministrit të Bujqësisë, Faton Peci, për “pretendimin se Fahrije Hoti është paditur nga kjo ministri në vitin 2017 për kthimin e rreth prej 17 mijë e 600 eurove”.

Kooperativa Bujqësore “Krusha” përmes një postimi në “Facebook” ka thënë se deklaratat e Pecit do të demantohen me fakte dhe argumente për lajmet “e rreme” të shpërndara nga ai.

- Advertisement -

“Duke marrë parasysh se kohëve të fundit, përmes rrjeteve sociale dhe faqes zyrtare të Facebook-ut të Ministrit të Bujqësisë, z. Faton Peci, po qarkullojnë deklarata dhe informacione të pabaza dhe tendencioze, me pretendimin se znj. Fahrije Hoti është paditur nga Ministria e Bujqësisë në vitin 2017 për kthimin e një shume prej 17,800 eurosh, ne ndjejmë të nevojshme të reagojmë. Gjithashtu, kemi vërejtur një përpjekje për të politizuar këtë situatë, duke e lidhur atë me ngjyrime partiake, çka është e papranueshme dhe e pavërtetë. Për këtë arsye, ftojmë të gjitha mediat e Kosovës të marrin pjesë në një konferencë shtypi, ku do të paraqiten fakte dhe argumente që demantojnë këto pretendime të rreme të shpërndara nga Peci”, thuhet në njoftim.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat