spot_img
E premte, 6 Mars, 2026
22:39
HomeKosovaNdërtimi i nënstacionit policor në Leposaviq, Statovci: Po forcojmë rendin dhe ligjin...

Ndërtimi i nënstacionit policor në Leposaviq, Statovci: Po forcojmë rendin dhe ligjin në Veri

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla bashkë me drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha dhe pjesëtarë të Policisë së Kosovës, sot kanë vendosur gurthemelin e objektit të ri të nënstacionit policor te Ura e Bistricës në Leposaviq.

Deputetja e GUXO, Jeta Statovci, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, thotë se ndërtimi i objekteve policore si ky që u nis sot, është tregues i qartë i vendosmërisë së shtetit dhe qeverijses demokratike për të vënë në jetë sovranitetin e shtetit në çdo cep të territorit.

- Advertisement -

Statovci tutje thotë se po vijon fuqizimi i rendit dhe ligjit në Veri.

Mund të jetë një imazh i 13 persona dhe teksti

- Advertisement -

Postimi i plotë:

Nënstacioni policor 🚨

Vijon fuqizimi i rendit dhe i ligjit në veri.

Ndërtimi i objekteve policore, si ky që nisi sot tek Ura e Bistricës së Leposaviqit, është tregues i qartë i vendosmërisë së shtetit dhe qeverisjes demokratike të tij për të vënë në jetë sovranitetin e shtetit, në çdo cep të territorit, ndaj kujtëdo që cenon rendin, ligjin dhe kushtetutshmërinë.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat