spot_img
E martë, 3 Mars, 2026
16:54
HomeSportPerez akuza UEFA-s, përfshin edhe Shqipërinë

Perez akuza UEFA-s, përfshin edhe Shqipërinë

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Pas deklaratave të bëra ku sulmonte UEFA-n për formatin e ri të Champions, Florentino Perez, është rikthyer të flasë edhe për “Topin e Artë”.

Presidenti i Real Madrid, shprehet se Vinicius do ishte fitues i trofeut individual, nëse s’do ishin votat e katër shteteve, ku përmend Shqipërinë, Namibinë, Ugandën dhe Finlandën.

- Advertisement -

“Nëse nuk do të votonin gazetarët nga Namibia, Uganda, Shqipëria dhe Finlanda, Vinicius do të kishte fituar “Topin e Artë”. Këto vende nuk i dhanë asnjë votë. Ne duhet të pyesim, se cilat janë kriteret e tyre për sportin”, tha ai.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat