spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
04:45
HomeBotaAmerikaA do ta duan Trump-in Amerika dhe Bota pas katër vitesh?!

A do ta duan Trump-in Amerika dhe Bota pas katër vitesh?!

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

storm•/Trump 2: A ka të tillë që po i frikësohen “binomit” të dy “dilerëve” – presidentit të zgjedhur, Donald Trump, simbolit të patundshmërive, dhe Elon Musk, manjatit të teknologjisë dhe mediave sociale, bashkëfitues kryesor të presidencës Trump 2?

Parashikimet e pesimistëve të kësaj fitoreje nuk janë aspak inkurajuese.

- Advertisement -

Elon Musk dhe Donald Trump duken të mahnitur me njëri-tjetrin, por shumë të tjerë janë të alarmuar. Kjo fitore përqendron një pushtet të jashtëzakonshëm, që shtrihet nga Presidenca si niveli më i lartë, deri tek Senati, Dhoma e Përfaqësuesve, dhe pushtetet lokale. Por ku po shkon kjo “bromancë” Trump-Musk? Dhe më e rëndësishmja, ku do ta çojë Amerikën dhe botën ky koncentrim i pushtetit të dyshes T’M?

Sipas mediave amerikane, gjatë fjalimit të tij të fitores, Trump preku temat e zakonshme për një rast të tillë: falënderoi mbështetësit dhe stafin, lavdëroi familjen dhe premtoi të ruajë besimin e votuesve. Megjithatë, ajo që spikati ishte lavdërimi për Elon Musk. Plot 17% e fjalimit – po aq kohë sa shpenzoi për planet presidenciale – iu kushtua “super-gjeniut” që kishte ndërprerë përkohësisht bizneset e tij për të ndihmuar fushatën.

- Advertisement -

Trump e përshkroi Musk me entuziazëm, duke vlerësuar bujarinë, efikasitetin dhe aftësitë teknologjike të tij. Në një moment të rrallë për një president të zgjedhur, ai përfundoi fjalën me një shprehje që nuk ia drejtoi as bashkëshortes apo familjes, por pikërisht “binomit” të tij: “Prandaj të dua, Elon.”

Dhe konform kësaj “dashurie”, lind pyetja: me gjithë këtë pushtet në duar, a do të kemi një presidencë T-M që do të bëjë aq shumë dhe aq mirë sa ta duan Amerika dhe bota, ashtu siç Trump “e do Elon Musk-un”?!

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat