spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
18:24
HomeSiguriaPoliciaTragjedia në Prizren: Tre menaxherë të kompanisë në pranga pas vdekjes së...

Tragjedia në Prizren: Tre menaxherë të kompanisë në pranga pas vdekjes së punëtorit

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Një person ka vdekur në Prizren pasi dyshohet se ka pësuar lëndime në vendin e punës.

Lidhur me rastin janë arrestuar tre menaxherë, të cilët janë dërguar në mbajtje.

- Advertisement -

“ASGJËSIM, DËMTIM OSE HEQJE E PAJISJEVE MBROJTËSE DHE RREZIKIM I SIGURISË NË VENDIN E PUNËS- Prizren / 24.11.2024 – 14:14. Raportohet se viktima mashkull/k, ka ndërruar jetë si pasojë e lëndimeve të pësuara në vendin e punës derisa ishte duke punuar. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar. Në vendngjarje kanë dalë njësitë përkatëse policore, prokurori si dhe inspektori i punës. Lidhur me rastin janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj/kosovar (menaxherë) të cilët pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje. Po ashtu prokurori ka urdhëruar që trupi i pajetë i viktimës të dërgohet në obduksion. Rasti në hetime”, thuhet në raport.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat