spot_img
E premte, 21 Nëntor, 2025
13:44
HomeKulturëRestaurohet filmi “Kthimi i ushtrisë së vdekur”

Restaurohet filmi “Kthimi i ushtrisë së vdekur”

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Filmi “Kthimi i ushtrisë së vdekur” me skenar dhe regji nga Dhimitër Anagnosti, ekranizim i romanit të Ismail Kadaresë “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”, vjen për publikun tashmë i restauruar.

Lajmi është dhënë nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në një postim në rrjetet sociale.

- Advertisement -

“MIRËMËNGJES dhe me ftesën për të ndjekur tani në 4K filmin e realizuar në 1989 ‘Kthimi i ushtrisë së vdekur’ që iu nënshtrua digjitalizimit duke u restauruar, si një dhuratë e kinemasë tonë nostalgjike për të gjithë brezat, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat