spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
16:05
HomeInteresante(VIDEO) Avioni përplaset me pemën në aeroportin e Kalifornisë, pas dështimit për...

(VIDEO) Avioni përplaset me pemën në aeroportin e Kalifornisë, pas dështimit për të gjetur pistën

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Një avion me një motor është ulur me përplasje mbrëmë pranë aeroportit Fullerton në Kaliforni, duke u ndaluar vetëm nga një pemë në rrugë, çka la të plagosur dy pasagjerët e tij.

Aksidenti çuditshëm ndodhi në anën lindore të aeroportit të Los Angeles rreth gjysmë kilometri larg pistës ku duhet të ulej.

- Advertisement -

Avioni vogël i tipit Mooney M20, i vitit 1969, kishte dhënë një sinjal problemesh gjatë uljes, por arsyeja e saktë e përplasjes nuk dihet.

Mjeti u ul fillimisht në rrugë dhe më pas u përplas me pemën çka i shkaktoi mjetit dëme të rënda dhe rrjedhimisht plagosjen e pilotit dhe pasagjerit që ndodheshin brenda.

- Advertisement -

Zjarrfikësit që erdhën në vendngjarje nxorën dy njerëzit nga rrënoja dhe i transportuan në qendrën mjekësore UCI Medical me plagë të lehta.

Zyrtarët thanë se plagët e tyre nuk ishin kërcënuese për jetën.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat