spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
19:48
HomeSiguriaPoliciaPolicia e Kosovës arreston 20 persona dhe sekuestron 120 mijë euro

Policia e Kosovës arreston 20 persona dhe sekuestron 120 mijë euro

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar të mërkurën 20 persona në katër qytete të Kosovës, pas hetimeve disamujore të Prokurorisë Speciale.

Siç ka njoftuar Policia, aksioni është zhvilluar në Prishtinë, Ferizaj, Kaçanik dhe Klinë. Personat e arrestuar  dyshohen se kanë kryer veprat penale “Hyrja e paautorizuar kompjuterike” dhe “Mashtrimi”.

- Advertisement -

Gjatë këtij operacioni janë sekuestruar prova relevante  si  para të gatshme  rreth 120,000.00 euro, pesë vetura ,janë ngrirë mjete financiare nëpër banka në Kosovë, si dhe prona të paluajtshme,30 kompjuter, 30 telefona,  pajisje memorizuese,dokumente dhe prova tjera relevante për rastin, etj.

Sipas njoftimit të Policisë, në zbatimin e planit operativ kanë marrë pjesë rreth 120 zyrtarë policorë. Ka pasur edhe zyrtarë gjermanë.

- Advertisement -

“Në zbatimin e planit operativ kanë marrë pjesë rreth 120 zyrtarë policor (DHKK, DHKEK, DHKOKR, DHTN, DHTNj, DKT, NjSO, NjRSh, dhe Krimteknika-vendi i ngjarjes). Gjithashtu, në operacion kanë marrë pjesë edhe zyrtarë gjerman, prokurorë dhe zyrtarë policorë”, thuhet në njoftim.

Me urdhër të Prokurorit nga Prokuroria Speciale, 10 të dyshuar dërgohen në mbajtje prej 48 orëve, ndërsa 10 të dyshuar të tjerë lirohen në procedurë të rregullt.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat