spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
19:48
HomeSiguriaPoliciaNdërtesa e Komunës së Zveçanit sulmohet me granatë dore

Ndërtesa e Komunës së Zveçanit sulmohet me granatë dore

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Mbrëmë para mesnatës një granatë dore është hedhur në oborrin e Komunës së Zveçanit.

Policia Kosovës njofton se nga sulmi nuk ka të lënduar, por se është dëmtuar ndërtesa e komunës dhe katër vetura që kanë qenë të parkuara aty afër.

- Advertisement -

“Zveçan / 28.11.2024 – 23:39. Raportohet se si pasojë e një shpërthimi që ka ndodhur janë dëmtuar disa pjesë të objektit të komunës si dhe xhamat e disa veturave që kanë qenë të parkuara në afërsi. Shpërthimit dyshohet se ka ndodhur nga një mjet shpërthyes (dyshohet granatë dore) që është hedhur nga person/a të panjohur. Nuk raportohet për të lënduar. Rasti në hetime”, thuhet në raportin e Policisë.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat