spot_img
E shtunë, 7 Mars, 2026
15:48
HomeKosova(VIDEO) Pacolli i LDK-së akuzon Ministrinë e Pecit për ndarjen e grantit...

(VIDEO) Pacolli i LDK-së akuzon Ministrinë e Pecit për ndarjen e grantit një “njeriu të pushtetit”: Toka ka mbetur e papunuar për dy vjet

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Sekretari i Përgjithshëm i Forumit të Rinisë së LDK-së, Egzon Pacolli, ka thënë se “njeriu i pushtetit”, Enver Bajrami, si pronar i një kompanie, ka marrë një grant nga Ministria e Bujqësisë në vlerë prej 100 mijë eurosh në vitin 2022.

Bajrami ka qenë kandidat për Kuvend Komunal në komunën e Vitisë nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje.

- Advertisement -

Pacolli gjithashtu ka thënë se ka qenë te prona dhe që dy vjet nuk është punuar asgjë për grantin e marrë.

“Njeriu i pushtetit, Enver Bajrami, është pronar i kompanisë Galaxy AE l.l.c. Kompania e cila ka përfituar një grant prej 100 mijë eurosh në vitin 2022, nga Ministria e Bujqësisë, e udhëhequr nga Faton Peci”.

- Advertisement -

Ai i bëri thirrje ministrit Faton Peci që të publikojë listën e përfituesve për vitin 2024, për Masën 1, Nënmasën 1.1a – Arra dhe lajthia.

Postimi i plotë:

Njeriu i pushtetit, Enver Bajrami, është pronar i kompanisë Galaxy AE l.l.c. Kompania e cila ka përfituar një grant prej 100 mijë eurosh në vitin 2022, nga Ministria e Bujqësisë, e udhëhequr nga Faton Peci.

Ju lutem, shikoni pamjet dhe gjykoni vetë:

A është punuar ndonjë gjë tash e dy vite?

Ku kanë përfunduar fondet e grantit?

Po ashtu, i bëj thirrje Faton Pecit që të publikojë listën e përfituesve për vitin 2024, për Masën 1, Nënmasën 1.1a – Arra dhe lajthia.

Pse nuk po e publikon?

Çfarë po fsheh?

7 raste 700 mijë euro.

Vazhdon…

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat