spot_img
E shtunë, 7 Mars, 2026
19:23
HomeKosovaRizvanolli: Nuk pritet të ketë telashe me furnizimin me energji

Rizvanolli: Nuk pritet të ketë telashe me furnizimin me energji

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka njoftuar se është siguruar furnizimi i rregullt me energji elektrike për vendin dhe ngrohje qendrore për qytetarët e Prishtinës, pas shpërthimit të mbrëmshëm në Zubin Potok, ku si pasojë u dëmtua kanali i ujit i Ibër Lepencit.

Rizvanolli tha se janë vendosur gjashtë tuba të përkohshëm me kapacitet të mjaftueshëm për të siguruar ujë për ftohjen e termocentralit “Kosova B” dhe se presin që të mos cënohet furnizimi me energji elektrike.

- Advertisement -

“Në të njëjtën kohë, jemi koordinuar me Korporatën Energjetike të Shqipërisë për të siguruar energji shtesë për të evituar reduktime eventuale”, ka shkruar Rizvanolli.

Ajo e ka cilësuar këtë si akt terrorist, që tha se ka ndikur edhe tek furnizimi me ujë.

- Advertisement -

Sipas saj, në Prishtinë furnizimi me ujë do të kompensohet nga Badovci dhe Batllava, furnizimi në Fushë Kosovë, Drenas dhe rajonin e Mitrovicës do të sigurohet përmes autobotëve, duke nisur nga mëngjesi i sotëm.

“Qytetarët inkurajohen të ndjekin njoftimet e Kompanive Rajonale të Ujësjellësit për informata të sakta.Faleminderit Ibër Lepencit, Policisë së Kosovës dhe KEK-ut për reagimin e shpejtë, si dhe AME-së dhe KRU-ve, të cilët kanë vënë në dispozicion të gjitha autobotët dhe kapacitetet e nevojshme njerëzore për një zgjidhje emergjente”, ka shkruar Rizvanolli.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat