spot_img
E diel, 8 Mars, 2026
00:53
HomeKosovaTahiri: Sulmi terrorist, një mendësi e errët e Serbisë

Tahiri: Sulmi terrorist, një mendësi e errët e Serbisë

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri, ka thënë se akti terrorist në Ibër-Lepenc është sponsoriuar nga një politikë anti-evropiane dhe anti-amerikane për destabilizimin e vendit tonë dhe rajonit.

“Akti terrorist i mbrëmshëm është pjesë e një mendësie të errët të Serbisë, një shtet që mbron, amniston, përdor dhe instrumentalizon kriminelë dhe terroristë për të imponuar agjenda pro-ruse sipas udhëzimeve dhe strategjive që ndjek”, thotë Tahri.

- Advertisement -

“Sulmi i 29 nëntorit është një akt terrorist, i cili dëshmon se rrjeti i krimit dhe ai terrorist sponsorizohet nga një politikë anti-evropiane dhe anti-amerikane me qëllim të destabilizimit të vendit tonë dhe rajonit. Akti terrorist i mbrëmshëm është pjesë e një mendësie të errët të Serbisë, një shtet që mbron, amniston, përdor dhe instrumentalizon kriminelë dhe terroristë për të imponuar agjenda pro-ruse sipas udhëzimeve dhe strategjive që ndjek. Kushdo që nxit sulme të tilla duhet ta dijë se, ne si shtet dhe institucionet e sigurisë së Republikës së Kosovës kanë kapacitet të plotë të mbrojtjës së vendit tonë. Kosova nuk eksporton pasiguri dhe jostabilitet. Kjo është kultura jonë kombëtare dhe njerëzore, e cila nuk duron dhunën dhe aktet e shëmtuara si ai i mbrëmshëm”, ka thënë Tahiri.

Reagimi i plotë:

- Advertisement -

Sulmi i 29 nëntorit është një akt terrorist, i cili dëshmon se rrjeti i krimit dhe ai terrorist sponsorizohet nga një politikë anti-evropiane dhe anti-amerikane me qëllim të destabilizimit të vendit tonë dhe rajonit.

Akti terrorist i mbrëmshëm është pjesë e një mendësie të errët të Serbisë, një shtet që mbron, amniston, përdor dhe instrumentalizon kriminelë dhe terroristë për të imponuar agjenda pro-ruse sipas udhëzimeve dhe strategjive që ndjek.

Kushdo që nxit sulme të tilla duhet ta dijë se, ne si shtet dhe institucionet e sigurisë së Republikës së Kosovës kanë kapacitet të plotë të mbrojtjës së vendit tonë.

Kosova nuk eksporton pasiguri dhe jostabilitet. Kjo është kultura jonë kombëtare dhe njerëzore, e cila nuk duron dhunën dhe aktet e shëmtuara si ai i mbrëmshëm.

Një hetim i thellë duhet të ndodh shpejt në bashkërendim të plotë me institucionet e sigurisë së vendit dhe partnerët ndërkombëtar.

Ndërsa në Kosovë, ata që sfidojnë lidershipin amerikan duhet ta dinë se, për aq kohë sa veprojnë në atë agjendë, janë duke i dhënë Serbisë një kapital politik dhe diplomatik, të cilin ajo e konverton lehtësisht në projekte dhe projeksione që godasin Kosovën drejtpërdrejt ose tërthorazi.

Është koha për veprim, unitet, vendosmëri dhe maturi. Guximi i Kosovës nuk ka munguar kurrë, dhe historia dëshmon se asnjë kërcënim nuk mund ta thyejë atë.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat