spot_img
E diel, 8 Mars, 2026
04:33
HomeKosovaTahiri - Kurtit: Je përgjegjës për diplomacinë, jo për lista dëshirash

Tahiri – Kurtit: Je përgjegjës për diplomacinë, jo për lista dëshirash

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Abelard Tahiri, ka thënë se Kosova për katër vjet është zvogëluar në popullsi.

Ai tha se kjo ka ndodhur për arsye “kryekëput ekonomike”.

- Advertisement -

Tahiri e ka kritikuar Kurtin edhe për mungesën e anëtarësimeve të Kosovës në organizata ndërkombëtare.

Pasi Kurti tha se nuk ka ardhë në pushtet duke premtuar njohje të reja, Tahiri tha se detyra e kryeministrit nuk është listë e dëshirave se me çka me u marrë e me çka jo.

- Advertisement -

“Kryeministri nuk mundet me zgjedh me çka me u marrë e me çka jo. Kryeministri është përgjegjës edhe për diplomaci, edhe për njohje, edhe për anëtarësim në organizata ndërkombëtare nuk është kjo një listë e dëshirave me çka po du me u marrë e me çka s’po du. Unë nuk kisha dasht me dëgju kryeministrin e vendit tim që realisht bëhet si prezantues i raporteve të policisë, prokurorisë, institucioneve ligjzbatuese, të referentave në ministri”, tha ai.

Ai tha se Kurtin e panë si prezantues të punëve të ministrive.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat