spot_img
E diel, 8 Mars, 2026
06:22
HomeKosovaKurti dhe Peci: Darka e Lamës, një simbol i unitetit dhe prosperitetit

Kurti dhe Peci: Darka e Lamës, një simbol i unitetit dhe prosperitetit

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, ka shtruar sonte Darkën e Lamës, ku i pranishëm ishte edhe kryeministri Albin Kurti.

Kurti, në fjalën e tij në darkë, tha se darka simbolizon unitetin dhe begatinë e kombit, përmes mesazhit të bashkimit rreth bukës dhe traditës.

- Advertisement -

Kryeministri Kurti falënderoi fermerët për rritjen e prodhimit vendor dhe premtoi vazhdimin e mbështetjes për ta, duke theksuar se sukseset janë të përbashkëta.

Tutje, Kurti shtoi se për bukën e sofrës, Kosova tani ka më shumë produkte vendore, me një rritje prej 50 për qind.

- Advertisement -

Mund të jetë një imazh i 1 person dhe teksti

“Në sofrën e përbashkët të begatisë përçojmë mesazhin e unitetit, bukës dhe zemrës. Në këtë dolli të përbashkët falënderoj fermerët tanë për rritjen e prodhimit vendor. Ne do të vazhdojmë mbështetjen, sepse sukseset i kemi të përbashkëta. Sivjet kemi sipërfaqe më të madhe të tokës dhe rritjen e burimeve të produktit vendor janë rritur për 50 për qind; për tokat e mbjella, bukën e sofrës e gëzojmë vetëm me produkte vendore”, ka thënë Kurti.

Ndërsa, ministri Peci, tha se  Darka e Lamës është një rit i vjetër që mbledh falënderimet ndaj zotit për të mirat, për frytet e bereqetin e vitit që lëmë pas.

Peci shtoi se meritat e rizgjimit të darkës dhe organizimit institucional i takojnë presidentit të parë të Republikës së Kosovës, Ibrahim Rugova.

Mund të jetë një imazh i tabelë, mbajtëse qiriu, ndriçimi dhe tribunë

Gjithashtu, ministri theksoi rëndësinë e unitetit për prosperitetin e kombit dhe për ndërtimin e një të ardhmeje të qëndrueshme.

Sipas Pecit, kjo darkë përmbledh nderimet për Zotin dhe punën e fermerëve e frytet e bujqësisë.

“Jemi mbledhur para kësaj darke të bekuar në vitin më të begatë të bujqësisë. Darka e Lamës përmbledh nderimet për Zotin dhe frytet dhe punën tonë. Në fund të çdo vjeshte, shqiptari i lashtë i këtij gadishulli shtronte frytet, ku shtronte një darkë, falënderonte Zotin për bereqetin dhe ekzistencën e jetës”.

Mund të jetë një imazh i lugë druri dhe teksti

“Këtë darkë paraardhësit tanë e kanë shtruar me shekuj, por meritat i takojnë presidentit tonë të parë, Ibrahim Rugova, për sa i përket datës së lindjes së tij, kur shtronte Darkën e Lamës duke shpresuar se këtë hap do ta marrin edhe të tjerët. Kemi shumë për të shënuar sot përmes kësaj feste, një nga amanetet e Rugovës ishte sigurimi i bukës së motmotit, kjo u mundësua nga përkrahja e Qeverisë, begatia dhe djersa e fermerëve”, tha Peci.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat