spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
16:52
HomeKosovaDrejtësiaSokol Bashota vazhdon dëshminë në Gjykatën Speciale

Sokol Bashota vazhdon dëshminë në Gjykatën Speciale

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, sipas kalendarit, sot do të vazhdojë procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

Sokol Bashota dëshmitari i 109-të, edhe sot pritet të vazhdojë dëshminë në Speciale. Dëshmia e tij pritet të zgjasë për disa ditë.

- Advertisement -

Ndryshe, dje në pyetjet e Prokurorisë, Bashota foli për rolin e Kadri Veselit në Shtabin e Përgjithshëm të UÇK-së për të cilin tha se nuk e dinte nëse kishte ndonjë zëvendës.

Po ashtu, Bashota u pyet për komunikimin me ndërkombëtarët gjatë luftës në Kosovë, për çka tha se këtë e bënte ai, Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi dhe Ramë Buja.

- Advertisement -

Tutje, Bashotës iu prezantua edhe dëshmia që i kishte dhënë Tribunalit të Hagës vite më parë.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat