spot_img
E diel, 8 Mars, 2026
07:50
HomeKosovaNesër do të mbyllet një pjesë e rrugës Prishtinë - Pejë

Nesër do të mbyllet një pjesë e rrugës Prishtinë – Pejë

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Nesër më datë 04.12.2024, (e mërkurë) në trasenë e zgjerimit të rrugës nacionale N9.1 Prishtinë – Pejë, segmenti Kijevë-Dollc LOT-3, do të realizohet minimi Nr.3 i masave shkëmbore nga ana e majtë dhe e djathtë e zgjerimit të rrugës.

Me këtë rast do të bëhet ndërprerja e qarkullimit të trafikut nga udhëkryqi i Gjakovës në Klinë e deri te udhëkryqi i rrugës për Gjurgjevik.

- Advertisement -

Ndërprerja e trafikut do të bëhet në intervalin kohor nga ora 15:00 deri në ora 18:00.

Kjo ndërprerje e qarkullimit të automjeteve në këtë segment rrugor vlen për të gjitha automjetet.

- Advertisement -

Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës apelon pjesamarrësit në trafik për mirëkuptim dhe të i evitojnë lëvizjet në kohën dhe segmentin e cekur si më lartë, ose të shfryrtëzojnë rrugë alternative.

“Të gjitha ekipet dhe individet e kontraktuar apo sipas detyres (Organi Mbikqyres “ERALD-G”, Menaxheret perkates, Operatori Ekonomik i Kontraktuar “LIKA COMPANY SHPK”) në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, do të ndermarrin të gjitha veprimet e domosdoshme për të siguruar mbarëvajtjen e këtij procesi dhe për të dhënë informacionet e nevojshme”,  thuhet në njoftim.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat