Deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Hajdar Beqa, thotë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, për t’i mbuluar dështimet e vet po e përfolin dhe e përdorin “Letrën e Kryeministrit Hashim Thaçi drejtuar NATO-s në vitin 2013” e që sipas tij, qëllimshëm edhe po e quajnë vendim.
Beqaj përmes një reagimi në profilin e tij në “Facebook” ka publikuar letrën e Hashim Thaçit për FSK-në në Veri drejtuar NATO-s. Ai ka kërkuar që të ndalen spekulimet lidhur me këtë.
“Së paku, t’a lexojnë e interpretojnë drejtë se çka thuhet në atë letër për misionin e FSK-së në Veri, edhe pse FSK atë botë nuk e kishte misionin që e ka sot.
Po e publikoj letrën në tërësi, ku fjalë për fjalë thuhet: “Në emer tê Qeverisë së Republikës së Kosovës, unë ju ofroj garanci se Forca e Sigurisë së Kosovës do të ketë mundësi të ndërmarrë misione në veri të Kosovës vetëm në bashkëveprim me KFOR-in”. Lexoni mirë, ka të bëjë me bashkëveprim e me asnjë ndalim! Boll ma me spekulime, etiketime e mashtrime, ju ka ardhë fundi!”, shkroi Beqaj.
Postimi i plotë:
Kryeministri Albin Kurti dhe të gjithë pushtetarët, për t’i mbuluar dështimet e veta , e sidomos dështimet për t’i parandaluar sulmet terroriste në Veri, po e përfolin dhe përdorin “Letrën e Kryeministrit Hashim Thaçi drejtuar NATO-s në vitin 2013” e që qëllimshëm po e quajnë vendim.
Së paku, t’a lexojnë e interpretojnë drejtë se çka thuhet në atë letër për misionin e FSK-së në Veri, edhe pse FSK atë botë nuk e kishte misionin që e ka sot.
Po e publikoj letrën në tërësi, ku fjalë për fjalë thuhet: “Në emer tê Qeverisë së Republikës së Kosovës, unë ju ofroj garanci se Forca e Sigurisë së Kosovës do të ketë mundësi të ndërmarrë misione në veri të Kosovës vetëm në bashkëveprim me KFOR-in”.
Lexoni mirë, ka të bëjë me bashkëveprim e me asnjë ndalim!
Boll ma me spekulime, etiketime e mashtrime, ju ka ardhë fundi!




