spot_img
E diel, 8 Mars, 2026
10:04
HomeKosovaShala: Kurti për elektoratin e LDK-së është asgjë

Shala: Kurti për elektoratin e LDK-së është asgjë

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Kujtim Shala, ka thënë se “Kurti për elektoratin e LDK-së është asgjë”, teksa është pyetur për gjasat e Lëvizjes Vetëvendosje që ta mbajë një pjesë të elektoratit të LDK-së të cilin ia mori në zgjedhjet parlamentare të vitit 2021.

Shala ka thënë se ajo pjesë e elektoratit nuk e ka votuar Lëvizjen Vetëvendosje për shkak të Kurtit, por shkak të Vjosa Osmanit.

- Advertisement -

Sipas Shalës, Osmani ka pasur një ndikim elektoral real në zgjedhjet e shkurtit të vitit 2021.

“Ajo pjesë e elektoratit të Lidhjes Demokratike të Kosovës nuk i është bashkuar atij koalicioni për shkak të Kurtit, por për shkak të Vjosës dhe të strukturës së kolegëve tanë. Kanë shkuar në një strukturë që i është ndarë LDK-së, kjo i bie që së paku Vjosa Osmani si prirëse e listës kishte një ndikim elektoral real”, tha ai.

- Advertisement -

“Kurti për elektoratin tonë është i identifikueshëm saktësisht. Është asgjë”, ka thënë Shala të T7.

Ndryshe, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, shpesh po lavdëron presidentin e ndjerë Ibrahim Rugova, ndërkaq ka koalicion me “Listën Guxo” që identifikohen si rugovistë.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat