spot_img
E martë, 3 Mars, 2026
20:22
HomeSportManchester City insiston, në transferim, por lojtarit të Realit nuk po i...

Manchester City insiston, në transferim, por lojtarit të Realit nuk po i ngutet

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Raul Asencio ka qenë për kohë të gjatë në radarin e ekipit anglez Manchester City.

Lojtari që aktualisht është pjesë e Real Madridit, pas katër ndeshjeve me skuadrën e parë, ka demonstruar një ekuilibër, integritet dhe stabilitet në lojën e tij që i ka lënë përshtypje stafit stërvitor dhe shokëve të tij.

- Advertisement -

“Ai ka dëshmuar të jetë një qendërmbrojtës i besueshëm. Atij absolutisht nuk i mungojnë njohuritë për pozicionin. Ai është shumë i vendosur, i sigurt dhe i motivuar. Ai ka kontribuar shumë në këto katër ndeshje. Nëse një ditë më duhet ta ul në stol, duhet ta mendoj me kujdes…”, ka qenë përgjigja e trajnerit të Realit, kur u pyet rreth lojtarit.

Mediumi spanjoll AS, raporton se Man.City. i ofroi gjashtë milionë euro Madridit për transferimin e lojtarit.

- Advertisement -

Sidoqoftë, ‘kanarina’, nuk po nxiton të përshpejtojë të ardhmen e tij.

Kontrata e tij me Realin përfundon në vitin 2026 (klauzola e tij e përfundimit është 50 milionë) dhe dëshira e tij mbetet për t’u vendosur si lojtar i ekipit të parë.

Klubi u ka thënë disa personave të afërm me Asencion se ata janë të kënaqur me të dhe se kur të përfundojë sezoni ata do të ulen për të studiuar një përmirësim të merituar dhe zgjatje të kontratës.

 

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat