spot_img
E martë, 3 Mars, 2026
20:12
HomeSportBroja ia arrin qëllimit, rikthehet në ekipin e parë të Evertonit

Broja ia arrin qëllimit, rikthehet në ekipin e parë të Evertonit

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Armando Broja do të jetë të mërkurën në mbrëmje (sot) me skuadrën e parë të Evertonit.

Kjo është konfirmuar nga trajneri i skuadrës, Sean Dyche gjatë konferencës për shtyp në prag të sfidës me Wolves, e cila fillon në orën 20:30.

- Advertisement -

“Broja sigurisht që do të jetë. Chermiti nuk është ende gati. Ai po stërvitet gjithnjë e më shumë, por ka nevojë për një program të zgjatur për shkak të natyrës së dëmtimit të tij. Por Broja duhet të jetë”, ka deklaruar Dyche.

Kjo do të jetë hera e parë për Brojën që do të jetë pjesë e Everton, pasi ka luajtur në javën e fundit dy ndeshje me ekipin e Everton U-21.

- Advertisement -

Sulmuesi i Kombëtares ka lënë pas lëndimin dhe do shihet nëse do ketë minuta në fushë.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat