spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
18:32
HomeKosovaDrejtësiaIsni Kilaj arrestohet sërish nga Specialja: Reagon djali i tij

Isni Kilaj arrestohet sërish nga Specialja: Reagon djali i tij

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Ish-Komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), njëherësh dhe ish-Kryetari i Malishevës, Isni Kilaj, është arrestuar sërish nga Gjykata Speciale.

Arrestimin e tij për media e ka konfirmuar djali i tij, Blend Kilaj. Ai ka thënë se arrestimi është kryer rreth orës 07:00 të mëngjesit.

- Advertisement -

Ai thotë se nuk informacione mbi arsyen.

“Sot rreth orës 07:00 të mëngjesit është arrestuar babi. Nuk kemi informacione diçka se pse ka ndodhë arrestimi prapë”, ka thënë Blendi.

- Advertisement -

Kilaj ishte arrestuar edhe në nëntor të vitit të kaluar, nën dyshimet për veprat penale që kanë të bëjnë me pengimin e drejtësisë.

Ai ishte liruar me kusht në mars të këtij viti. Lirimi i tij me kusht është mundësuar pas dhënies së dorëzanisë prej 30.000 eurosh.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat