spot_img
E hënë, 9 Mars, 2026
19:54
HomeKosovaFadil Fazliu, vëllai i dëshmorëve Fahri dhe Bahri Fazliu, përfundon në pranga

Fadil Fazliu, vëllai i dëshmorëve Fahri dhe Bahri Fazliu, përfundon në pranga

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Mëngjesin e sotëm është arrestuar luftëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Fadil Fazliu.

Lajmin e ka konfirmuar djali i tij, Fahri F. Fazliu, përmes profilit të tij në Facebook.

- Advertisement -

Sipas tij, arrestimi ka ndodhur sot në orën 08:00 në mëngjes.

“Të nderuar miq, shokë, dashamirë dhe kolegë! Sot, paradite rreth orës 8:00 të mëngjesit para banesës së tij kanë arrestuar babain tim, Fadil Fazliun, luftëtarin e UÇK-së, vëllain e dy heronjve të kombit, Fahri e Bahri Fazliu.  Me urdhër të Dhomave të Specializuara të Hagës është arrestuar dhe pritet të dërgohet për në Hagë. Ballëhapur, kokëlart dhe gjithmonë krenar me të kaluarën tonë të lavdishme!🇦🇱 Krenar me ty Bablok!”, ka shkruar ai.

- Advertisement -

Mund të jetë një imazh i 2 persona dhe teksti

Postimi i plotë:

Të nderuar miq, shokë, dashamirë dhe kolegë!

Sot, paradite rreth orës 8:00 të mëngjesit para banesës së tij kanë arrestuar babain tim, Fadil Fazliun, luftëtarin e UÇK-së, vëllain e dy heronjve të kombit, Fahri e Bahri Fazliu.

Me urdhërë të Dhomave të Specializuara të Hagës është arrestuar dhe pritet të dërgohet për në Hagë.

Ballëhapur, kokëlart dhe gjithmonë krenar me të kaluarën tonë të lavdishme!🇦🇱

Krenar me ty Bablok!🇦🇱

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat