spot_img
E hënë, 9 Mars, 2026
19:16
HomeKosovaKlinaku reagon pas arrestimeve të fundit nga Specialja

Klinaku reagon pas arrestimeve të fundit nga Specialja

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Ushtruesi i detyrës së Kryetarit të OVL e UÇK-së, Faton Klinaku, ka thënë se Gjykata Speciale po vazhdon “gjahun ndaj UÇK-së dhe luftëtarëve të lirisë”, duke u referuar raportimeve për disa arrestime që janë kryer sot.

Përveç arrestimit të ish-Komandantit të UÇK-së, Isni Kilaj, Klinaku ka përmendur edhe raportimet mbi arrestimin e ish-Shefit të AKI-së, Bashkim Smakaj, duke shtuar se ka informata edhe për arrestimin e Fadil Fazliut, vëllait të dëshmorëve Fahri dhe Bahri Fazliu.

- Advertisement -

“Gjykata Speciale po vazhdon gjahun ndaj UÇK-së dhe luftëtarëve të lirisë. Në media u dha lajmi për arrestimin e Isni Kilajt e Bashkim Smakajt, por sipas informatave që po më vijnë është arrestuar edhe Fadil Fazliu, vëllai i dëshmorëve Fahri e Bahri Fazliu”, ka shkruar Klinaku.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat