spot_img
E martë, 3 Mars, 2026
20:30
HomeSportKosova njeh rivalët për kualifikueset e U17 dhe U19 për 2025

Kosova njeh rivalët për kualifikueset e U17 dhe U19 për 2025

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Në selinë e UEFA-s në Nyon sot është hedhur shorti për kualifikimet e radhës së grupmoshave U17 dhe U19 për vitin 2025.

Në bazë të shortit, Kosova U-19 do të bëjë pjesë në Grupin e 12-të së bashku me Norvegjinë, Gjermaninë dhe Armeninë.

- Advertisement -

Turneu kualifikues i kësaj grupmoshe do të mbahet në Norvegji më datat 8, 11 e 14 tetor 2025.

Ndërkaq, Kosova U-17 do të bëjë pjesë në Grupin e 6-të, ku janë të përfshira edhe Austria, Irlanda dhe Ishujt Faroe.

- Advertisement -

UEFA organizimin e këtij turneu kualifikues ia ka besuar FFK-së, derisa datat e zhvillimit të këtij turneu do të caktohen së shpejti.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat