Karriera e Elseid Hysaj dukej në rënie të lirë.
Lënia jashtë nga skuadra për ndeshjet e Serie A dhe ato Evropiane, krijuan përshtypjen se për anësorin kuqezi ky ishte fundi, por në mënyrë të papritur, trajneri Baroni vendos ta aktivizojë në Kupën e Italisë, madje nga minuta e parë kundër Napolit.
Hysaj zhvilloi një super sfidë, duke u bërë një nga lojtarët më të mirë në fushë.
Hysaj dha fillimisht assist në penalltinë e fituar nga Pedro në minutën e 21-të.
Për fat të keq, Zaccagni gaboi nga pika e bardhë e penalltisë.
Hysaj ishte i papërmbajtshëm në krahun e majtë duke shoqëruar të gjithë aksionet në fazën sulmuese, si në minutën e 32-të ku Noslin realizoi golin e parë për Lazio-n.
“Nuk luan prej një jetë, por nuk driblohet. Dhuron një asist për Pedron në penalltinë e fituar, protagonist edhe në golin e dytë. Një nga gjërat e bukura të kësaj mbrëmje”, shkruajnë mediat italiane për paraqitjen e Hysajt.



