spot_img
E martë, 3 Mars, 2026
20:30
HomeSportKampioni i Kosovës prezanton trajnerin e ri

Kampioni i Kosovës prezanton trajnerin e ri

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Orges Shehi rikthehet në pankinë pas një periudhe relativisht të gjatë pushimi.

Ish-trajneri i Skënderbeut, Kukësit dhe Partizanit në Kategorinë Superiore është prezantuar te Ballkani në Superligën e Kosovës.

- Advertisement -

“Me kënaqësi ju njoftojmë emërimin e trajnerit të ri të skuadrës, Orges Shehi. Shehi, një emër i njohur në futbollin shqiptar, sjell me vete përvojë të jashtëzakonshme dhe një vizion të qartë për të çuar përpara sukseset e klubit tonë. FC Ballkani, kampion i Kosovës për tri vite radhazi, mbetet i përkushtuar për të vazhduar traditën e arritjeve dhe për të ngritur standardet e futbollit në vend. Besojmë se me lidershipin dhe aftësitë e Orges Shehit, skuadra jonë do të vazhdojë të shkruajë histori në fushën e lojës. I mirëpresim Orges Shehin dhe stafin e tij në familjen tonë të madhe të FC Ballkanit dhe i urojmë suksese të shumta në këtë kapitull të ri!”, thuhet në njoftimin e klubit.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat