spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
08:04
HomeInteresanteFlasin dhe shkruajnë në emër të shtetit në profile private

Flasin dhe shkruajnë në emër të shtetit në profile private

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Udhëheqësit e shtetit sillen me pozitat zyrtare sikur të ishin pronë e tyre personale apo si t’u ishin lënë trashëgimi me “tapi”.

- Advertisement -
Profili privat i Kryeministrit Kurti, i cili përdorët edhe për pozitën që mbanë
Presidentja, Vjosa Osmani, ashtu si edhe kryeministri Kurti, përdor profilin e saj privat për angazhime zyrtare, por me një dallim: ajo i ka të listuara lidhjet virtuale me institucionet shtetërore.

- Advertisement -

Sot është fakt i njohur për të gjithë se njerëzit janë të varur në masë të madhe nga rrjetet sociale për të treguar aktivitetet e tyre dhe për të prezantuar veten. Në këtë kuadër, edhe udhëheqësit shtetërorë kanë profilet e tyre në këto rrjete, përmes të cilave ndajnë informacione për aktivitetet zyrtare. Megjithatë, në shumicën e vendeve demokratike, qasja e udhëheqësve shtetërorë në rrjetet sociale është e rregulluar me ligje strikte dhe mirëmbajtja e tyre kryhet nga ekipe profesionistësh.

Kur një udhëheqës shtetëror merr detyrën zyrtare, i hapet një llogar i në rrjetet sociale në kuadër të funksionit të tij, ku pasqyrohen detyrat dhe lidhjet institucionale që ai përfaqëson në emër të publikut. Në Kosovë, ndodh e kundërta. Edhe pse Kryeministër i vendit, në profilin e tij mund të vërejmë që janë publikuar vetëm e-mail dhe faqja e internetit e partisë së tij, ndërsa nuk gjendet asnjë lidhje me institucionet apo portalin shtetëror të Kosovës. E njëjta nuk mund të thuhet për të parën e vendit, presidenten, Vjos Osmani.

Kur zyrtarë të lartë, si Presidentja apo Kryeministri, përdorin profilet e tyre private për të komunikuar në emër të shtetit, ata ngatërrojnë komunikimin zyrtar me atë personal. Kjo praktikë krijon paqartësi në dallimin midis detyrave zyrtare dhe aktiviteteve private, duke përzier përgjegjësitë e shtetit me interesat personale. Në vendet demokratike, profilet private dhe ato zyrtare janë të ndara për të ruajtur transparencën dhe për të shmangur përvetësimin e rolit publik për përfitime personale.

Ne, edhe kur jemi në funksione zyrtare, shpeshherë sillemi në mënyrë lokale, sikur të vepronim vetëm në emër të një partie apo grupi të caktuar, dhe jo në emër të shtetit dhe të gjithë qytetarëve të tij.

Këtu mund të shihni dallimin midis profilit personal të Presidentit Joe Biden dhe atij zyrtar si President i Shteteve të Bashkuara. Profilin personal e përdor për angazhime private dhe personale, ndërsa ai zyrtar shërben për komunikime dhe aktivitete në emër të institucionit të presidencës.

Edhe Zëvendës Presidentja, Kamala Harris vepron njësoj; ajo ka dy profile, një që përdoret për detyrat zyrtare dhe tjetrin personal. Kjo ndarje i mundëson të dallojë aktivitetet institucionale nga ato private dhe personale, duke ruajtur një qasje profesionale dhe transparente në komunikimet e saj publike.

by: Storm-rks

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat