spot_img
E martë, 10 Mars, 2026
01:39
HomeKosovaBislimi informon kongresmenin amerikan për sulmin në “Ibër Lepenc”

Bislimi informon kongresmenin amerikan për sulmin në “Ibër Lepenc”

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Zv/kryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, është mirëpritur nga kongresmeni amerikan, William Keating, të cilit i ka folur për aktin terrorist në kanalin e “Ibër Lepencit”.

“Zëvendëskryeministri Bislimi e informoi kongresmenin lidhur me zhvillimet e fundit në Kosovë, përfshirë dhe aktin terrorist dhe sulmin kinetik ndaj kanalit të ‘Ibër Lepencit’, si sulmin e dytë në shkallë të madhe ndaj sigurisë kombëtare, pas sulmit paramilitar më 24 shtator 2023 në Banjskë. Gjithashtu, trajtuan dhe zhvillimet në lidhje me procesin e dialogut”, thuhet në komunikatë.

- Advertisement -

Sipas komunikatës së zyrës së kryeministrisë, Bislimi në mesin e projekteve mbështetëse të SHBA-ve ndaj Kosovës, e veçoi atë të MCC-së, Programin Kompakt 236.7 milionë dollarësh në bashkëpunim me SHBA-në.

Në vijim, biseduan rreth progresit demokratik dhe rritjes ekonomike, teksa Bislimi theksoi indikatorët pozitivë makroekonomikë të vendit dhe perspektivën për rritje të qëndrueshme ekonomike.

- Advertisement -

Zëvendëskryeministri Bislimi e falënderoi kongresmenin Keating për bisedën dhe takimin, duke theksuar thellimin e bashkëpunimit, marrëdhënieve dhe partneritetit mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat