spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
08:01
HomeKosovaQeveriaKurti publikon emblemat, thotë se janë të inteligjencës ruse e serbe

Kurti publikon emblemat, thotë se janë të inteligjencës ruse e serbe

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Kryeministri Albin Kurti, ka thënë se pas bastisjeve në veri të vendit, në lidhje me sulmin terrorist të 29 nëntorit në kanalin e Ibër-Lepencit, janë konfiskuar armë, uniforma dhe pajisje të ndryshme.

Kurti publikoi emblemat për të cilat tha se janë ruse dhe serbe të strukturave të inteligjencës, ushtrisë dhe sigurisë së Serbisë dhe Rusisë.

- Advertisement -

“Ky zbulim shqetësues dëshmon për përfshirjen potenciale të grupeve ekstremiste dhe terroriste serbo-ruse, me lidhje të forta në Serbi, që kanë për qëllim destabilizimin e Kosovës dhe krijimin e një mjedisi të pasigurt në rajon”, shkroi Kurti.

Kreu i qeverisë tha se stabiliteti dhe paqja në Ballkan kërkojnë një reagim të unifikuar dhe vendimtar kundër aksioneve terroriste dhe aktiviteteve destabilizuese që sipas tij, rrezikojnë sigurnië e përgjithshme dhe vlerat demokratike në rajon.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat