Mediat ndërkombëtare kanë raportuar se rebelët sirianë kanë hyrë tashmë në kryeqytetin e Sirisë, Damask.
Megjithëse u raportua se forcat e Asadit kishin zënë pozicionet për të mbrojtur pikën e fundit, kjo gjë nuk ndodhi, rebelët morën kontrollin pa asnjë forcë.
Nga ana tjetër, kryeministri i deritashëm i Sirisë, Mohammed Ghazi al-Jalali ka thënë se vendi duhet të mbajë zgjedhje të lira në një intervistë për Al-Arabiya që është cituar nga agjencia e lajmeve Reuters.
Ai përmendi gjithashtu se ka qenë në kontakt me komandantin rebel Abu Mohammed al-Jawlani në lidhje me periudhën e tranzicionit.
Sot në mëngjes, Al-Arabiya citoi kryeministrin duke thënë se kontakti i tij i fundit me Bashar al-Assad ishte “dje në mbrëmje” dhe se ai nuk ka informacion mbi vendndodhjen aktuale të Asadit.
Ndërkohë, raportohet se presidenti i Sirisë Bashar al-Assad është larguar nga vendi, por vendndodhja e tij mbetet e panjohur.
Një këshilltar diplomatik i presidentit të Emirateve të Bashkuara Arabe tha se nuk është i sigurt nëse Assad është në Emiratet e Bashkuara Arabe.
Duke folur me gazetarët në Dialogun Manama në Bahrein, Anwar Gargash nuk pranoi të komentojë mbi spekulimet se Assad mund të kërkojë strehim në Emiratet e Bashkuara Arabe.
Gargash përmendi gjithashtu se Siria “nuk është jashtë pyllit” dhe mbetet e pambrojtur ndaj ekstremizmit dhe terrorizmit.



