spot_img
E martë, 10 Mars, 2026
06:54
HomeKosovaKurti: Sulmi ndaj kanalit Ibër-Lepenc, rreth 20 kg eksploziv të përdorur

Kurti: Sulmi ndaj kanalit Ibër-Lepenc, rreth 20 kg eksploziv të përdorur

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka reaguar sërish lidhur me sulmin terrorist të së premtes së kaluar ndaj infrastrukturës kritike të vendit.

Sipas tij, rreth 20 kilogramë eksploziv u përdorën në këtë sulm në kanalin e Ibër-Lepencit, i cili kishte potencialin të shkaktonte dëme të mëdha për popullatën civile.

- Advertisement -

“Mund të kishim humbur 60 % të prodhimit të energjisë dhe 40 % të aksesit në ujë për popullatën”, ka theksuar Kurti, duke theksuar se reagimi i shpejtë, i koordinuar dhe profesional i institucioneve ka qenë vendimtar për të minuat dëmet.

Ai e ka cilësuar këtë sulm si të ngjashëm me strategjinë e përdorur nga Rusia për të shënjestruar infrastrukturën civile në Ukrainë, duke e cilësuar situatën si alarmante.

- Advertisement -

Kurti ka postuar edhe një video në paltformën “X”, që dokumenton reagimin institucional gjatë 48 orëve të para pas sulmit, të ndodhur më 29 nëntor, ndërsa theksoi se përpjekjet për riparimin e plotë të dëmit dhe rivendosjen e normalitetit janë ende në vazhdim.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat