Arsenali nuk shkon më larg se barazimi 1-1 ndaj Fulham në derbin e Londrës në “Craven Cottage”
Jimenz realizoi në minutën e 11-të, pas një asisti të Tete, duke ndëshkuar kështu portierin Raya.
Gooners insistuan dhe gjetën golin e barazimit me Saliba, në të 52-tën.
Ekipi i Artetas përmbysi ndeshjen me Saka, por ky gol i minutave të fundit u anulua për pozicion të parregullt.
Arsenali është në vendin e dytë me 29 pikë.



