spot_img
E martë, 10 Mars, 2026
06:53
HomeKosovaBesim Gashi nderohet nga Gjermania për kontributin në FSK

Besim Gashi nderohet nga Gjermania për kontributin në FSK

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Atasheu i Mbrojtjes i Republikës së Kosovës në Gjermani, nënkolonel Besim Gashi, u nderua me ‘Mirënjohjen e Arritjes’ nga Ministria e Mbrojtjes e Gjermanisë.

Ky çmim ndahet për arritje dhe performancë të shkëlqyer gjatë kryerjes së detyrave në këtë mision.

- Advertisement -

Atasheu i FSK-së, që shërben në Gjermani, është nderuar me çmimin për kontribut të shkëlqyeshëm në misionin e tij nga shteti gjerman.

Si atashe i mbrojtjes për 3 vjet, Besim Gashi, përfaqëson interesat e Kosovës në fushën e mbrojtjes në Gjermani.

- Advertisement -

“Ndjehem jashtëzakonisht mirë dhe krenar kur shohim vazhdimisht të arriturat e vendit tonë ndërtimin e kapaciteteve shtetërore, ndërtimin e vendit. Të jesh atashe i Mbrojtjes në Republikën  Federale të Gjermanisë është një privilegj i madh, sepse Gjermania është shtet i zhvilluar. Qasja e tyre ndaj Kosovës është kontribuese në shtetndërtimin e Kosovës”, tha ai.

Derisa ndihet krenar me ushtrinë e Kosovës, në kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë, atasheu Besim Gashi rrëfen për sakrificën dhe mirënjohjen që ka marrë nga Republika Federale e Gjermanisë.

“Të jesh në profesionin e ushtarakut është sfiduese, një pjesë të madhe të kohës jemi larg familjeve, por kemi përkushtim të madh për realizimin e misionit tonë, jemi të vetëdijshëm për misionin tonë dhe të tashmen për realizmin e detyrave tona. Quhet Mirënjohja e Arritjes dhe  është çmimi më i lartë i autoritetit të Bundesferit që jepet nga Bundesferi për oficerët ndërkombëtarë dhe vlerësohet efikasiteti në realizimin e misionit me të cilin ngarkohet atasheu”, tha Gashi, raporton RTK.

Atasheu Besim Gashi është një nga oficerët e FSK-së, i cili merr mirënjohje për kontribut nga një shtet tjetër.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat