spot_img
E martë, 3 Mars, 2026
22:21
HomeSportMbappe flet për akuzat, tregon së cilat veprime i bëri në natën...

Mbappe flet për akuzat, tregon së cilat veprime i bëri në natën kritike

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Akuzat për përdhunim, po vazhdojnë ta ndjekim prapa Kylian Mbappen.

Pyetjeve rreth tyre, nuk mundi tu shpëtonte në një intervistë për programin Canal+ “Clique”.

- Advertisement -

“Unë nuk jam i përfshirë”, theksoi menjëherë Mbappé.

“Unë u befasova, ende jam, në fakt. Këto janë gjëra që vijnë papritur, gjëra që ju nuk i prisni”.

- Advertisement -

“Nuk mora asgjë, asnjë thirrje (nga gjykata). Kam lexuar të njëjtën gjë që lexojnë të gjithë të tjerët. Qeveria suedeze nuk tha asgjë. Nuk jam i përfshirë… Është thjesht një keqkuptim. Nuk më shqetësoi, sepse nuk jam ndjerë kurrë i përfshirë. Ka shumë zhurmë, por unë kam pasur gjithmonë të njëjtin synim: të fokusohem në punën time dhe të shoh se si do të përfundojë”.

“Nëse drejtësia më thërret – shpjegoi Mbappé –, thjesht do të paraqitem”.

“Nuk ishte as mbrëmje, kisha pesë ditë pushim, vendosa të iki”. “Më duhej të shkoja diku tjetër, por trajneri më tha të shkoja diku ku do isha më pak i ekspozuar. Po shkonte mirë, isha i qetë. Megjithatë, para se të largohesha, ajo foto doli teksa po dilja nga restoranti. Kishte shumë njerëz të gatshëm për të më mirëpritur, shumë gazetarë…”.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat