spot_img
E mërkurë, 8 Tetor, 2025
09:27
HomeKosovaPrishtinaSveçla ndalohet për 48 orë pas “aksionit simbolik” në Kuvendin Komunal

Sveçla ndalohet për 48 orë pas “aksionit simbolik” në Kuvendin Komunal

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Shefi i asamblistëve i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Gëzim Sveçla, është ndaluar për 48 orë pasi dëmtoi mikrofonin gjatë seancës së sotme në Kuvendit Komunal të Prishtinës.

Ai shkroi në profilin e tij në “Facebook” se veprimin e bëri për të shpërfaqur një pazar të madh në Prishtinë.

- Advertisement -

“Unë mbiemrin e kam ‘Sveçla’, dhe nga një aksion simbolik që bëra, po më dërgojnë në mbajtje 48h. Por, kjo ndoshta është edhe Kosova që po e ëndërrojmë, pavarësisht mbiemrave të jemi të gjithë të barabartë. A jemi nuk e di? Veprimi im ishte për të shpërfaqur një pazar të madh në Prishtinë. Asgjë më shumë. Por, imagjinoni përpara me mbiemra pushtetarësh çka ndodhte. As me thirrë nuk kanë guxu, se lëre më shumë”, ka thënë Sveçla.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat