spot_img
E premte, 21 Nëntor, 2025
18:00
HomeKulturëEdicioni i dytë i festivalit “Aktori dhe Poeti” nis më 11 dhjetor

Edicioni i dytë i festivalit “Aktori dhe Poeti” nis më 11 dhjetor

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Nga 11 deri më 13 dhjetor do të zhvillohet edicioni i dytë i festivalit “Aktori dhe Poeti”, një ngjarje kulturore që mbështetet nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

Ky festival mbledh poetë dhe artistë nga vende të ndryshme, duke përfshirë ata nga Italia, Zvicra, Shqipëria dhe diasporën shqiptare.

- Advertisement -

Hapja e festivalit do të mbahet më 11 dhjetor, në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz, duke filluar nga ora 11:00.

Në këtë ditë, pjesëmarrësit do të vizitojnë familjen Jashari, duke i dhënë një dimension të veçantë shpirtëror dhe simbolik ngjarjes.

- Advertisement -

Gjatë festivalit, do të organizohen aktivitete të ndryshme për të promovuar trashëgiminë kulturore dhe shpirtërore të Kosovës.

Poetë të njohur dhe artistë kombëtarë e ndërkombëtarë do të performojnë dhe ndajnë krijimtaritë e tyre me publikun.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat